blank

Voice of America

Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

About VOA | Na kontaktoni

  • E dielë, 14 Mars 2010
  • Lajmi i fundit

Lajme RSS Feeds RSS

Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve

Ndajeni me ne

Duke brohoritur emrin e tij, përkrahësit kanë festuar fitoren e presidentit të Rumanisë, Traian Basescu në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që përqendruan vëmendjen drejt menyrave për të tejkaluar krizat e ekonomike dhe poltike. Byroja Qendrore e Zgjedhjeve të Rumanisë tha se 58 vjeçari Basescu mori rreth një të tretën e votave.

Me një diferencë tejet të vogël rradhitet kundërshtari 51 vjeçar Mircea Geoana, që tani drejton Social Demokratët që anojnë nga e majta.Udhëheqësi konservator i opozitës, Crin Antonescu u radhit i treti me afro 20 përqidn të votave. Meqenëse askush nuk ka fituar 50 përqind të votave, dy konkuruesit kryesorë do të përballen në raundin final me 6 dhjetor. Zoti Basescu dukej i kenaqur me rezultatin e deri tanishëm.

Ai thotë se... sot ishte një fitore që arritëm në fazën e parë të garës presidenciale. Zoti Basescu shton se ndihet i kenaqur që rreth gjysma e 18 milion rumunëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet e së dielës duke përshkruar pjesmarrjen si motiv i madh për gëzim dhe kenaqesi. Ai gjithashtu shprehu kënaqesine lidhur me përfundimet nga referendumi që ai nxiti për reduktimin e numrit të ligjvenësve.

Rezultatet e fundit tregojnë se rreth 80 përqind e votuesve mbeshtetën propozimin e zotit Basescu për reduktimin e parlamentit nga 471 vende në 300. Ata gjithashtu mbështetën thirrjen e tij për të shfuqizuar një prej dhomave të parlamentit.

 

Zgjedhjet u vëzhguan nga afër nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ata shtynë huanë prej 30 miliard dollarësh të FMN-së për Rumaninë me shqetësimet politike pas rënies së koalicionit majtist dhe të qendrës muajin e kaluar.

Rumania, një prej vendeve më të varfëra të Evropës, ka nevojë urgjente për ndihma ndërkombëtare si rezultat i krizës ekonomike më të keqe në vite. Ekonomia pritet të tkurret me rreth 8 përqind këtë vit. Shifrat zyratre të papunësisë janë mbi 7 përqind. Pas zgjedhjeve presidenciale, FMN dhe BE duan që presidenti të caktojë shpejt një kryeministër, i cili pritet të njoftojë reformat e propozuara prej kohësh. Analistët besojnë se qeveria mund të ketë plane të mbështetura nga FMN-ja për shkurtimin e 150 mijë vendeve pune nga 1,3 milon vende që ka shteti, reduktimin e pensioneve dhe ngrirjen e pagave shtetërore.

Megjithatë, shpresat që zgjdhjet presidenciale të sjellin stabilitet politik janë mbizotëruar nga njoftimet për manipulime në votimet e së dielës. Mesa duket më shumë njerëz se normalisht votuan në 3500 qendra që ishin caktuar për votuesit jashtë zonës ku jetojnë. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se mbi 430 mijë njerëz votuan në qendra të tilla dhe deshmitarët pretendojnë se shumë prej tyre ishin transportuar me autobusë pasi kishin votuar diku tjetër.

Autoritetet gjithashtu thonë se dy njerëz ishin arrestuar pasi ishin munduar të blenin vota. Pati njoftime të shumta në mbarë vendin rreth ofertave stimuelse që nga sheqeri, vaji apo batanijet në shkembim të votave. Është e paqartë se sa kanë ndikuar këto në rezultatin e zgjedhjeve të cilësuara nga presidenti dhe rivali kryesor i tij si një nga votimet më të rendësishme që nga renia e komunzimit në vitin 1989. //kh//

Video

Ditari

Ditari

Shikoni programin televiziv prej 30 minutash

Më tepër

YouTube

Ditari në YouTube

Shikoni disa nga kronikat televizive që transmetojmë në Ditari

Më tepër

Anketa

A mund ta dëmtojë procesin e ngritjes së FSK-së përplasja me KFOR-in?

Shiko rezultatin »

Interaktive

Facebook

Facebook

Qendroni në kontakt me Zërin e Amerikës

Më tepër

Twitter

Twitter

Zëri i Amerikës shqip në Twitter

Më tepër

Blogs

Blogs

Merrni pjesë në diskutim përmes blogut tonë

Më tepër

Mirë se vini në faqen tonë të re!

Na shkruani ç'mendoni për këtë faqe. Komentet mund të na i dërgoni në:shqip@voanews.com