blank

Voice of America

Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

About VOA | Na kontaktoni

  • E enjte, 18 Mars 2010
  • Lajmi i fundit

Lajme RSS Feeds RSS

40-vjetori i emisionit televiziv për fëmijë Sesame Street

Ndajeni me ne

Sot në qytetin e Nju Jorkut po festohet 40-vjetori i emisionit të famshëm televiziv për fëmijë “Sesame Street”.

Për 4 dekada, që nga 10 nëntori i vitit 1969, Big Bird, Zogu i Madh, dhe personazhe të tjera kanë nxitur imagjinatën e fëmijëve dhe njëkohësisht kanë ndihmuar në edukimin e tyre me moralin e sjelljes në jetën e përditshme. Big Bird është interpretuar që prej fillimit, nga aktori Caroll Spinney, që gjithashtu interpreton edhe rolin e Oscar the Grouch. 

Gjatë xhirimit të shfaqjes, aktori vishet me veshjen karakteristike: pantallona ngjyrë protokalli dhe në pjesën e sipërme të trupit dhe në kokë, me pupla të verdha. Aktori ishte vetëm 35 vjeç kur filloi intrepretimin e personazhit të dashur për fëmijët, ndërsa sot ai është 76 vjeç. 

Personazhe të tjera të shfaqjes janë Bobi, i interpretuar nga Bon McGrath dhe Susan, interpretuar nga Loreta Long, dhe kameran Frenkie Biondo. Nju Jorku e nderoi sot shfaqjen Sesame Street, duke i dhënë përkohësisht emrin një rruge të qytetit dhe duke e quajtur 9 nëntorin Dita e Sesamy Stree-it. Aktori Spini thotë se dinte 40 vjet më parë se shfaqja do të mirëpritej, por nuk ja merrte kurrë mendja që ajo do të kishte sukses kaq gjatë. Sezonin e kaluar Sesame Street kishte mesatarisht 5 milionë shikues në javë.  //ad//

Video

Ditari

Ditari

Shikoni programin televiziv prej 30 minutash

Më tepër

YouTube

Ditari në YouTube

Shikoni disa nga kronikat televizive që transmetojmë në Ditari

Më tepër

Anketa

A e rrezikon ngërçi i tanishëm politik në Shqipëri hyrjen e Shqipërisë në regjimin e udhëtimeve pa viza?

Shiko rezultatin »

Interaktive

Facebook

Facebook

Qendroni në kontakt me Zërin e Amerikës

Më tepër

Twitter

Twitter

Zëri i Amerikës shqip në Twitter

Më tepër

Blogs

Blogs

Merrni pjesë në diskutim përmes blogut tonë

Më tepër

Mirë se vini në faqen tonë të re!

Na shkruani ç'mendoni për këtë faqe. Komentet mund të na i dërgoni në:shqip@voanews.com